Please enter at least 3 characters.

Adele publikon hitin e ri (Video)

2016/01/adele.jpg

Adele nuk ka ndërmend të ndalet. Vetëm, një muaj nga publikimi i superhitit “Hello”, këngëtarja britanike sjell një tjetër këngë.

Këngëtarja 27-vjeçare ka ndarë me gjithë fansat një pjesë nga singëlli i radhës me titull “When We Were Young”, shkëputur nga albumi “25”, që këngëtarja pritet të nxjerrë në treg më 20 nëntor.

Adele e performoi këtë këngë në programin australian “60 minutes”. Bëhet fjalë për një baladë që pritet të rrëmbejë zemrat e fansave në mbarë botën.

Aktualisht, ylli i “Someone Like You”, po promovon “Hello”, hitin e publikuar muajin e shkuar që e riktheu në majë të klasifikimeve botërore.