Please enter at least 3 characters.

Adele befason fansen duke pozuar prapa saj (Foto)

2016/03/adele.jpg

Pritej të ishte një foto që kapte momentin kur Adele ishte duke performuar në skenë, por përfundoi në një kujtim unik fotografik.

E pozicionuar në rreshtin e parë të Manchester Arena mbrëmjen e së martës, superfansja Kerry Scott u përpoq të bënte një foto me këngëtaren.

Por pa e ditur që 27-vjeçarja do linte turmën në koncert pezull vetëm për të pozuar me të.

Ylli i hitit “Hello” e suprizoi vajzën duke buzëqeshur prapa saj në dy foto që padyshim mbetën kujtimi perfekt i fanses gjatë turit “When We Were Young”.