Please enter at least 3 characters.

ACM Awards 2021: Lista e plotë e fituesve

2021/04/ACM-Awards-2020-Stage-billboard-1548-1618591576-compressed.jpg

Lista e plotë e fituesve të “Academy of Country Music Awards 2021” (ACMs) tashmë është publikuar.

Duke shënuar një nga netët më të mëdha të vitit në muzikën ‘country’, super yjet e industrisë Keith Urban dhe Mickey Guyton mirëpritën evenimentin të zhvilluar në disa vende të ndryshme si: Nashville, Grand Ole Opry House, Ryman Auditorium dhe Bluebird Cafe për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Mbrëmja po ashtu shfaqi yjet e tjerë si Carrie Underwood, Maren Morris, Miranda Lambert, Blake Shelton etj.

Jimmie Allen dhe Gabby Barrett (Foto: Getty Images)

Një javë më parë u shpallën dy fitues: Gabby Barrett dhe Jimmie Allen, të cilët fituan për ‘artistin më të mirë’ dhe artisten më të mirë femër’.

Ndërkaq, “I Hope You’re Happy Now” e Carly Pearce dhe Lee Brice u emërua 'Ngjarja muzikore e vitit'.

Këtu ua sjellim fituesit kryesorë të mbrëmjes madhështore:

“Argëtuesi i vitit” - Luke Bryan“Artistja femër e vitit” - Maren Morris“Artisti mashkull i vitit” - Thomas Rhett“Dyshja më e mirë e vitit” - Dan+Shay“Grupi i vitit” - Old Dominion“Artistja e re femër e vitit” - Gabby Barrett“Artisti i ri mashkull i vitit” - Jimmie Allen“Albumi i vitit” - “Starting Over” i Chris Stapleton“Kënga solo e vitit” - “I Hope You’re Happy Noë” nga Carly Pearce dhe Lee Brice“Kënga e vitit” - “The Bones” nga Maren Morris“Videoja muzikore e vitit” - “Worldwide Beautiful” nga Kane Brown“Ngjarja muzikore e vitit” - “I Hope You’re Happy Now” nga Carly Pearce dhe Lee Brice./Telegrafi/

ACM Awards 2021 (Foto: Getty Images)