Abazi tregon "marrëveshjen Abrashi-Gjuriq": Lista Serbe merr zv/kryeministrin dhe pozita të tjera të rëndësishme
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe po mbahet sekret, për shkakun se kësaj partie politike do t’i poste të rëndësishme në Qeveri, dukë përfshirë zëvendëskryeministrin.
Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas marrëveshjes Lista Serbe do të ketë zëvendëskryeministrin, zëvendësdrejtorin e AKI-së, zëvendëskomandantin e FSK-së, zëvendësambasadorin në SHBA tre zëvendësministra dhe disa poste të tjera.
Postimi i plotë i Abazit:"Marrevëveshja e negociuar mes Djuric dhe Abrashi të LDK që nuk po publikohet, ja pse, Lista Srpska merr:ZëvendëskryeministrinZëvendesdrejtorin e AKIZëvendëskomandën e FSKZëvendësambasadorin e Kosovës në SHBAVeto të drejtën për vendim- marrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe PoliciZëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteveZv. Minstër në ArsimZv. Minister në Shëndetësi" (sic.), ka shkruar Abazi, përcjell Telegrafi.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar sot emrat e ministrave të rinj në qeverinë e re, për të cilën pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur pas mbledhjes së kryesië së LDK-së, ka thënë se ka pasur pajtim të plotë për emrat e ministrave.
“Driton Selmanaj për zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami si ministre e Financave, Besjan Mustafa si ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni mbetet si ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi si ministër të Infrastrukturës, Agim Veliu si ministër i Brendshëm dhe Armend Zemaj si ministër i Shëndetësisë”, ka deklaruar Hoti. /Telegrafi/


