A po e rrisin terrenet sportive rrezikun e rupturës së ACL në Kosovë?
Rupturat e Ligamentit ACL përfaqësojnë ndër lëndimet më komplekse të gjurit, prej rehabilitimit e deri te rikthimi në sport. Sipas disa prej studimeve së dekadës së fundit, sportistët që kthehen në fushë para 9 muajve kane probabilitet për ri-lëndim 7 herë më te lartë në krahasim me sportistët që pritën 9 muaj për rikthim në sport.
Megjithëse, secili sportist ka kapacitetin e vet biologjik, në rupturën e Ligamentit ACL luajnë rol edhe shumëfaktorë të tjerë siç janë faktorët individual, biomekanik, neuromuskular, anatomik, hormonal.
Një ndër faktorët që është duke u studiuar shumë së fundmi është edhe ndikimi i terreneve sportive në rupturën e këtij Ligamenti, andaj përmes këtij studimi është vlerësuar ndikimi i terreneve sportive në Kosovë në këto ruptura, me 90 respondentë që patën rupturë të ACL.
Gjetja kryesore e këtij studimi është që terreni sintetik është terreni që dominon më së shumti tek rupturat e Ligamentit ACL me 33 raste apo 36,7 të respondentëve, për tu ndjekur nga terreni i brendshëm me 30 raste apo 33,4%, ndërsa terreni natyral me 11 raste apo 12,2%, 10 raste apo 11,1% gjatë skijimit, dhe për fund 5 respondentë apo 5,6% ne terrene tjera, ndërsa sa i përket përqindjes tjetër, mungojnë të dhënat.
Sa i përket mekanizmit të lëndimit, 82,3% e rasteve ndodhin pa kontakt sepse ruptura e Ligamentit ACL rrallë ndodh si pasojë e goditjes së ashpër nga një kundërshtar apo traumave direkte në rast të aksidenteve, mirëpo më shumë shihet si kontroll i pamjaftueshëm neuromuskular i gjurit.
P.sh gjatë pivotimit, gjuri përjeton ngarkesa të shumë të larta mekanike, ky mekanizëm zakonisht përfshin një fleksion të lehtë të gjurit (10°–30°), valgus të theksuar dhe rotacion të brendshëm të tibisë ndaj femurit. Kombinimi i këtyre forcave rrit ndjeshëm tensionin mbi ligamentet e gjurit, veçanërisht mbi ligamentin kruciat anterior (ACL), duke cuar drejtë rupturës sëACL.
Për të adresuar këtë problematikë, rekomandohet që institucionet përgjegjëse t’i rregullojnë me ligj standardet e fushave sintetike, përmes monitorimit dhe certifikimit të tyre dhe matjen periodike të Rotational Friction (fërkimit rrotullues), si dhe duke detyruar ata që merren me këtë veprimtari të bëjnë krehjen periodike dhe shtimin e rregullt të granulave të gomës për të ruajtur vetitë amortizuese të terrenit. Gjithashtu, sportistët që luajnë në bar sintetik rekomandohet që duhet të përdorin këpucë me thepa (AG boots) që shpërndajnë forcën në mënyrë të barabartë.
Sa i përket parandalimit, rekomandohet që të gjitha klubet sportive në Kosovë të integrojnë programin FIFA11+, ky program është një program i strukturuar i nxemjes që synon që përmes përgaditjes së sistemit neuromuskular, ushtrimeve të ekuilibrit, forcës, të përgadis sportistët dhe të ulë rrezikun për lëndime.
Punoi: Diart Salihu, i diplomuar në fizoterapi
Tema: “Ndikimi i terreneve sportive ne incidencen e ruptures se Ligamentit ACL”


