Please enter at least 3 characters.

A mund të ndihmojë një "robot shpëtimtar francez" në kërkimin e “nëndetëses turistike” të zhdukur në Oqeanin Atlantik?

2023/06/lcimg-1bc5a6db-62a5-4ad4-bb7f-d65e15e67ce7-e1687367091164.jpg

Një zhytës pa pilot francez pritet të mbërrijë në Atlantikun e Veriut vonë sot për t'iu bashkuar përpjekjeve të kërkimit për zhytësin e zhdukur Titan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Victor 6000 është i aftë të zhytet deri në 6,000 metra dhe mund të përdoret për të ndihmuar në gjetjen e zhytësit, e cila është zhdukur që nga mbrëmja e së dielës.

Ai mund të kontrollohet nga distanca për të ndihmuar në prerjen e kabllove ose për të kryer manovra për të ndihmuar në çlirimin e një anijeje të bllokuar, por nuk është në gjendje të ngrejë vetë zhytësin.

Megjithatë, ai mund të përdoret për të “lidhur” Titan-in 10 tonësh në një anije me kapacitetin për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.

Por koha po ikën.

Dhe roboti, i cili po transportohet në bordin e anijes franceze Atalante, që do të mbërrijë këtë mbrëmje, ai lë vetëm një dritare të kufizuar për të ofruar ndihmë nëse Titan ndodhet para se të mbarojë furnizimi i tij ajror emergjent, që pritet të jetë nesër në mëngjes. /Telegrafi/