Please enter at least 3 characters.

“A ka ma t’fortë?”: Shihni se si ky njeri tërheq anijen 200 tonëshe vetëm me një gisht

2019/09/1000x563_cmsv2_7dc49a8e-fe7b-5596-bbbd-0a654f8a2a64-4109992.jpg

I forti gjeorgjian dhe peshëngritësi Giorgi Rostomashvili tërhoqi një anije prej 200 tonë me gishtin e mesëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për anijen “Tamara 2” e cila lundroi 5 metra në drejtim të bregut, duke u lëvizur vetëm me përpjekjet e Rostomashit.

Juria e Federatës së Rekordeve Gjeorgjiane konfirmoi një rekord për anijen më të rëndë të tërhequr me gisht.

Përfaqësuesi i Federatës tha që së shpejti planifikojnë të lidhen me Librin e Rekordeve Botërore Guinness. /Telegrafi/