Please enter at least 3 characters.

A ishte penallti? Eksperti i gjykimit jep mendimin e tij për prekjen me dorë të Asensios

Arsenali dhe Real Madridi kanë mbyllur 45 minutat e para me rezultat të barabartë 0-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me një moment që u kërkua një penallti nga anglezët.  

Në minutën e 14-të, Arsenali protestoi te boshnjakut  Peljto për akordimin e penalltisë pas prekjes me dorë të Raul Asencios.

"Topi me dorë i Asencios brenda kuadratit u rishikua. Qendërmbrojtësi i Real Madridit, edhe pse krahu i tij nuk është plotësisht i mbërthyer, e ka atë në një pozicion natyral dhe nuk ka lëvizje shtesë. Nuk është penallti", deklaroi Pavel Fernández.

Pavel Fernández foli në RadioMarcadorCA's, si ekspert i gjykimit, pasi më parë ka qenë gjyqtar ndërkombëtar.

Skuadrat shkaun në pushim pa gola, me një pjesë të dytë që premton shumë. /Telegrafi/