Please enter at least 3 characters.

A do të largohet Griezmann? Kjo është përgjigja e francezit

2016/03/Griezmann.jpg

Antoine Griezmann është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi francez ka pasur paraqitje fantastike me Atletico Madridin në dy vitet e fundit duke shënuar gola dhe duke dhuruar asistime.

Por edhe pse është bërë shumë i kërkuar nga ekipet e mëdha evropiane, Griezmann si duket nuk do të largohet nga Atletico.

Ai ka thënë shkurtimisht se ndihet i lumtur në Madrid dhe nuk e ka ndërmend të lëvizë.

Ky vendim i sulmuesit është marrë pasi nga klubi nuk do të lëvizë as trajneri Diego Simeone.

Gjithsesi klubi spanjoll është duke u munduar t’ia ndryshojë klauzolën nga 80 në 100 milionë euro. /Telegrafi/