“A do të jem nëna më e mirë në botë?” - Engjëllusha sjell këngën e re kushtuar pritjes së ëmbël
Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, e njohur edhe si Engji, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, një këngë të veçantë të dedikuar periudhës së pritjes së ëmbël.
Kënga vjen me një tematikë emocionale dhe personale, duke reflektuar ndjenjat dhe përjetimet që shoqërojnë këtë fazë të rëndësishme të jetës së një gruaje.
“A do të jem nëna më e mirë në botë?”, është një nga vargjet që spikat në këngë dhe që i jep projektit një ngarkesë të fortë emocionale.
Krahas publikimit të këngës, është realizuar edhe videoklipi, i cili e shoqëron muzikën me imazhe që pasqyrojnë më mirë mesazhin dhe ndjeshmërinë e projektit.
Për realizimin e këngës, si në aspektin muzikor ashtu edhe në tekst, është përkujdesur Ilir Berani, i cili ka sjellë një kombinim të harmonishëm mes melodisë dhe mesazhit të këngës, duke e bërë projektin të plotë dhe emocionalisht të thellë. /Telegrafi/


