9 smoothie për 9 gjendje të ndryshme
Pijet qe përgatiten nga ekstraktim (bluarje) e frutave te ndryshme kane një ndikim pozitiv te jashtëzakonshëm për organizmin e njeriut.
Kështu mendon së paku një prej profesionistëve më të mirë të fushës, Stefano Polato, i cili për një kohë të gjatë është marrë me përgatitjen e recepturave ushqimore për personelin e stacioneve hapësinore.
Ajo që është e rëndësishme, sipas shefit të njohur të kuzhinës, nuk është vetëm ndikimi në aspektin fizik, por edhe ai që lidhet me imunitetin, kujtesën, cilësinë e gjumit dhe humorit dhe gjendjes psikoemocionale në përgjithësi.
1. Smoothie për përforcimin e kujtesës
- 2 luge boronice e ngrirë
- 1 lugë arra të copëtuara
- 1 lugë me fara lini
- Gjysmë gote suko portokalli natyral
- Gjysmë gote lëng bajamesh
- Tre kubete me akull të grirë
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.
2. Smoothie për përmirësimin e hidratimit të organizmit
- 2 feta bostan
- Gjysmë fete shalqi (vetëm pjesa e kuqe)
- Një karotë
- 2 flete sherbele
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.
3. Smoothie për fëmijët
- Një lugë kakao e hidhur pluhur
- Katër gjethe mente
- Një pjeshke pa push
- Tre kajsi
Të gjithë këtë masë e hedhim në goten e Nutribullet dhe i ekstraktojmë. Kakaoja hidhet më pas direkt në gotën me pije.
4. Smoothie për dhimbje barku
- 2 kiwi
- Një gotë me suko portokalli natyral
- Një lugë kanelle pluhur
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.
5. Smoothie për humor të mirë
- 10 bajame
- Dy karota
- Një dardhë
- Gjysmë kërcelli selino
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.
6. Smoothie kundra të ftohurit
- Një dorë spinaq
- Një kërcell selino
- Një mollë jeshile
- Një centimetër xhenxhefil
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.
7. Smoothie kundra stresit
- Gjysmë avokadoje
- Një lugë manaferra
- Gjysmë banane
- Pesë luleshtrydhe
- Dy lugë kos grek
- Gjysmë gotë suko portokalli natyral
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.
8. Smoothie kundra ankthit
- 100 gram luleshtrydhe
- Një lugë me fara kie
- Një të tretën e një gote me lëng soje
- Një banane
- Një portokall
- Një centimetër xhenxhefil
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.
9. Smoothie pije pranverore
- Një dorë spinaq i freskët
- 10 qershi
- 1 banane
- 3 gjethe mente
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.


