Please enter at least 3 characters.

70 ankesa për dëme bujqësore nga dëbora e janarit në Strumicë

2017/01/bora-5.jpg

70 bujq të Strumicës kanë dorëzuar te Komisioni për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve nga fateqësitë natyrore, kërkesë për dëmshpërblim nga koha me dëborë që e përfshiu në janar Maqedoninë.

Sipas Aco Gjorgiev, kryetar i Komisionit, verifikimi në terren vazhdon ende, ndërkaq kalkulimet do të bëhen pas përfundimit të verifikimeve. raporti do të dorëzohet në Këshillin e komunës së Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti duhet të miratohet në këshillin e komunës, e pastaj të dorëzohet në Komisionin republikan për vlerësim të dëmeve. Faza finale është vendimi përfundimtar i qeverisë për dëmshpërblimin e mundshëm./Telegrafi/