400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Kaçanikut
Foto;ilustrim
24/06/2026
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpërndarë 400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Komunës së Kaçanikut.
Kryetari i komunës, Sabedin Vishi përmes një postimi në Facebook thotë se kjo është në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e bletarisë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë sipas Vishit mbetet në prioritetin e tij./Telegrafi/


