33 padi penale për protestuesit e ''Revolucionit Laraman''
03/06/2016
Sektorët e punëve të brendshme të Shkupit dhe Manastirit kanë ngritur padi penale ndaj 7 protestuesve në Shkup dhe 26 të tjerëve në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.
7 të parët dyshohen për pjesëmarrje në turmë që kryejnë vepra penale, pra akuzohen për pjesmarrjen në protestat e lëvizjes ''Protestoj'', të datës 8 prill, ditë kur me ngjyrë kanë ''njollosur'' objektin e Ministrisë së kulturës të Maqedonisë, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Edhe 26 pesonat e tjerë të Manastirit, akuzohen për të njetin veprim, pra ''njollosje'' të objekteve të komunës së Manastirit. Vetëm 9 nga të akuzuarit e Manastirit, nuk janë marrë në pyetje ende./Telegrafi/


