Please enter at least 3 characters.

“200 për qind për fitore”

2016/01/ldquo-200-p-euml-r-qind-p-euml-r-fitore-rdquo_hd.jpg

“Momentalisht jam me një grip, mirëpo jam duke u rikuperuar për të qenë pjesë e ndeshjes me Omanin. Dua ta falënderoj edhe stafin mjekësor të ekipit që po bënë të pamundurën për të më rikuperuar me kohë”, u shpreh Ujkani fillimisht për Arenën.

Tutje, portieri i mirënjohur kosovar, deklaroi se për këtë ndeshje ai dhe shokët e Përfaqësueses duhet të japin nga vetja 200 % për të arritur fitoren e parë për vendin tonë. “Tani jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve, dhe Përfaqësuesja vazhdimisht po shkon duke u ndërtuar në hapa të sigurt. Unë dhe bashkëlojtarët e mijë duhet të japin maksimumin nga vetja jonë për të arritur të nxjerrim rezultat pozitiv në këtë takim. Do të japim 200 % nga vetja jonë për të marrë fitoren”, deklaroi Ujkani për Arenën.

Sipas 26-vjeçarit, Omani nuk është një kundërshtar i dobët, pasi për të qenë në mesin e 70 Kombëtareve më të mira në botë nuk është e lehtë. “Nuk është lehtë për ne pasi do ta zhvillojmë vetëm ndeshjen e katërt. Omani është një kundërshtar shumë i fortë i cili gjendet në mesin e 70 më të mirave në botë dhe kjo nuk është e lehtë. Unë kam luajtur edhe për Shqipërinë dhe e di që për të qenë në mesin e 60-70 Kombëtareve më të mira në botë nuk është e lehtë. Duhet të jemi sy qelë për mos të rrezikuar”, tha Ujkani.

Ai tregoi se gjatë stërvitjes së ditës së shtunë do të jetë në stërvitje me Kosovën pasi ndjehet më mirë. Kujtojmë që stërvitja e fundit e Përfaqësueses do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan. /Telegrafi/