Please enter at least 3 characters.

14 transferime “big” që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë këtë sezon

Sezoni po shkon drejt fundit dhe tashmë është e qartë se cilat investime në afatin kalimtar dhanë efekt menjëherë dhe cilat jo.

Tribuna ka publikuar një anti-renditje me 14 transferime të bujshme (ose të shtrenjta) që, deri tani, nuk e kanë justifikuar pritshmërinë në sezonin e parë.

Lista fokusohet te ndikimi i lojtarëve të ardhur te ekipi i ri gjatë këtij edicioni, pa përjashtuar mundësinë që ata të përmirësohen në të ardhmen.

14) Noni Madueke (Chelsea → Arsenal, 56 milionë euro)

Erdhi për të mbuluar mungesat e Sakas, por prodhimi ofensiv ka qenë i ulët: 2 gola dhe 1 asist në Ligën Premier, me kritika edhe për punën mbrojtëse.

telegrafi.com

13) Alex Baena (Villarreal → Atletico, 42 milionë euro)

I njohur si krijues top, por nuk u përshtat te sistemi i Simeones. Bilanci: 2 gola dhe 3 asiste në 48 ndeshje.

telegrafi.com

12) Christopher Nkunku (Chelsea → Milan, 37 milionë euro)

Milan pagoi shtrenjtë, por ai humbi vendin e titullarit. E mbylli kampionatin me 5 gola dhe 3 asiste, ndërsa u raportua se nuk i përshtatet profilit taktik të Allegrit.

telegrafi.com

11) Darwin Nunez (Liverpool → Al-Hilal, 53 milionë euro)

Eksperiencë e zbehtë në Arabinë Saudite, madje u “çregjistrua” në dimër për t’u liruar vendi një ylli tjetër. Në kohën kur luajti: 14 kontribute në gola në 24 ndeshje, por pa impaktin e pritur.

telegrafi.com

10) Alexander Isak (Newcastle → Liverpool, 145 milionë euro)

Ka pasur “justifikim” me dëmtim afatgjatë dhe mungesë përgatitjeje, por për një çmim të tillë pritej shumë më tepër: vetëm 5 kontribute në gola deri tani.

telegrafi.com

9) Franco Mastantuono (River Plate → Real Madrid, 45 milionë euro)

Vetëm 18 vjeç dhe nën presion te Reali. Megjithatë, sezoni i parë shihet si zhgënjyes: 3 gola, 1 asist në 30 paraqitje.

telegrafi.com

7-8) Anthony Elanga & Yoane Wissa (Forest/Brentford → Newcastle, 61 milionë euro & 57 milionë euro)

Newcastle investoi rëndë, por pa rezultat. Elanga ka 5 kontribute në gola (dy në një ndeshje), ndërsa Wissa luajti pak (nën 1,000 minuta) dhe shënoi 3 gola.

telegrafi.com

6) Lucas Chevalier (Lille → PSG, 40 milionë euro)

U promovua si portieri “i dekadës”, por ka mbetur në stol për muaj të tërë dhe mediat franceze flasin madje për largim të mundshëm në verë.

telegrafi.com

2-5) Garnacho, Delap, Gittens (Man Utd/Ipswich/Dortmund → Chelsea, 46 milionë euro, 35 milionë euro + 56 milionë euro)

Chelsea shpenzoi rreth 140 milionë euro në sulm, por treshja ka dhënë pak: gjithsej 11 gola, ku 8 i ka Garnacho. Delap (2G, 1A) kritikohet për finalizim, Gittens (1G, 5A) u pengua edhe nga dëmtimi.

telegrafi.com

1-2) Xavi Simons & Conor Gallagher (Leipzig/Atletico → Tottenham, 65 milionë euro & 40 milionë euro)

Tottenhami po lufton për mbijetesë dhe kjo shpjegon shumë gjëra. Simons pati pak ndikim dhe u dëmtua rëndë (ACL), ndërsa Gallagher shihet si investim që s’po jep atë që pritej. /Telegrafi/