LAJMI I FUNDIT:

Amoroso tregon se si Henry nuk e la të shkonte te Juventusi

Amoroso tregon se si Henry nuk e la të shkonte te Juventusi

Ish-ylli Udineses, Amoroso ka zbuluar se Thierry Henry refuzoi shkëmbimin me të duke ia mohuar transferimin te Juventusi, duke kaluar te Arsenali në vitin 1999.

Henry shënoi tre gola për Juventusi në gjysmën e dytë të sezonit 98-99, ndërsa Amoroso në atë sezon doli si top shënues i Serie A me 22 gola, pavarësisht se luante te Udinese.

Francezi doli më i suksesshëm pastaj, duke nënshkruar me Arsenalin në verën e vitit 1999 dhe duke u kthyer në golashënues të njohur.


“Këpuca e Artë? Më jep shumë kënaqësi sepse ishte shumë e vështirë të arrije një sukses të tillë me një ekip të vogël”.

“Në atë kohë, ishin lojtarët më të mirë në Serie A, mbrojtës të shkëlqyeshëm. Kishim një klub dhe ekip shumë të fortë, i cili më dha mundësinë të fitoj  trofeun Capocannoniere”.

“Ishte shumë e rëndësishme për karrierën time. Unë nuk po luaja për Juven, Milanin apo Interin, nuk kisha shumë asistime”.

“Kisha mundësinë që të shkoja te Juve në shkëmbim me Henryn, por ai nuk pranoi. Pas kësaj, unë mbeta në Udine dhe ai shkoi në Arsenal”, ka thënë Amoroso Sky Sport Italia.

Ai mbahet mend për dy gola në “Delle Alpi” ndaj Juventusit në fitoren 3-0 në prill të vitit 1997. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori