Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ka nisur një fushatë që synon rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me cilësinë e ajrit në Kosovë.
Kjo fushatë është pjesë e projektit, “Ngritja e kapaciteteve mbi përdorimin e të dhënave mjedisore në Kosovë”, që zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), me mbështetje nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA).
Siç njftohet, në kuadër të kësaj fushate, do të ofrohen informata, udhëzime dhe materiale tjera vetëdijësuese që kanë për qëllim që t’i mundësojnë publikut që të kuptojë rëndësinë e të dhënave për cilësinë e ajrit, të lehtësojë leximin dhe kuptimin e këtyre të dhënave si dhe të vetëdijësojë publikun për ndërmarrjen e veprimeve të mundshme për reduktimin e ndotjes së ajrit.
Me këtë rast, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), inkurajon publikun që të shkarkojë dhe përdorë aplikacionin për cilësinë e ajrit në Kosovë nga, Rrjeti shtetëror i monitorimit të cilësisë së ajrit – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (ihmk-rks.net) dhe portali https://airqualitykosova.rks-gov.net.
Aplikacioni është një mjet i rëndësishëm për informimin lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë, për të rritur transparencën dhe për të ndërtuar besimin e publikun në cilësinë e këtyre të dhënave.
Duke përdorur aplikacionin, qytetarët mund të kenë lehtësisht informacion të përditësuar mbi cilësinë e ajrit në zonën e tyre, duke i lejuar ata të marrin vendime të bazuar në informata për mbrojtjen e shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Rezultatet e pritshme të fushatës janë rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për ndikimet negative të ndotjes së ajrit dhe ndërgjegjësimi i politikëbërësve për përfitimet nga investimet përmes strategjive, planeve dhe projekteve për reduktimin e ndotjes së ajrit.
Mbrojtja e ajrit është thelbësore për një të ardhme të qëndrueshme dhe AMMK (www.ammk-rks.net) është e përkushtuar të jap kontributin e saj në këtë qëllim.
Shpresojmë që ky aktivitet do të kontribuojë për një të ardhme më të pastër, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë popullin e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë