Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është përfshirë në mesin e 19 mbrojtësve më të mirë të vitit nga nominimet e publikuara për “EA Sports FC 26 Team of the Year”, një çmim prestigjioz që nderon futbollistët më të spikatur të vitit kalendarik.

Formacioni më i mirë do të zgjidhet nga votat e publikut, ndërsa futbollistët që marrin më shumë vota do të shpallen më 15 janar.


Të gjithë tifozët dhe dashamirësit e futbollit mund të japin votën e tyre për të ndihmuar Rrahmanin të bëhet pjesë e 11-shes më të mirë të vitit dhe të tregojë vlerësimin që meriton për kontributin e tij në fushë.

31-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Napoli, duke shënuar një gol në 16 paraqitje dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e skuadrës.

Përveç performancave në klub, Rrahmani ka treguar udhëheqësi të madh edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke konsoliduar vendin e tij si një nga mbrojtësit më të respektuar të futbollit shqiptar.

Si mund të votoni: Tifozët mund të hyjnë në faqen zyrtare të EA Sports FC 26 Team of the Yeardhe të zgjedhin futbollistët e preferuar nga secili pozicion për të formuar 11-shen ideale të vitit. /Telegrafi/

telegrafi sport app