Edhe më herët është thënë se anëtarët e labelit të famshëm të reperëve, Babastars janë duke punuar në projekte të reja.

Dy prej tyre, Agon Amiga dhe Cozman janë shfaqur së fundmi me këngën e re të titulluar “Shih ti kishe” me të cilën ata kanë arritur milionin e parë të klikimeve jo më shumë se 3 ditë pas debutimit të këngës në YouTube.


cozman 1

Kënga më e re nga Agon Amiga dhe Cozman po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, në vende të ndryshme të botës, madje duke përfshirë edhe shtetin fqinj Serbinë, mes tjerash.

Në profilet e tyre zyrtare në Instagram, Amiga dhe Cozman po shfaqin fansa të shumtë të këngës të cilët e promovojnë atë nga qytetet dhe shtetet e jashtme ku ata jetojnë.

Kënga e re e tyre mund të thuhet se po e bën xhiron anë e mbanë, dhe me këtë ritëm të shpejtë të rritjes mund të thuhet se skena e repit shqiptar tashmë e ka një nga hitet e fundvitit.

Por, burimet tona thonë se kjo nuk do të jetë e tëra nga BabaStars sepse ka edhe disa projekte tjera që po bëhen gati nga anëtarët e tjerë të grupit, duke përfshirë edhe vetë udhëheqësin e labelit, Getoarin, i cili shumë shpejtë do të dalë me këngën e tij më të re, të cilën do ta bëjë si bashkëpunim me Skivin.

agon amig 1

Ndryshe deri tash kjo vjeshtë ishte mjaft aktive, me Majk që ka lansuar projektin “Tarantino” dhe Geasy me tjetrin hit, “Birthday”. /Telegrafi/