LAJMI I FUNDIT:

Amerikania me shputa gjigante

Amerikania me shputa gjigante

Një grua nga Teksasi e cila është 1.8 metra dhe 22 centimetra e gjatë, iu dha rekordi Guinness për shputat e këmbëve më të mëdha në botë.

Amerikanes Tanya Herbert nga Houston iu dha rekordi i Guinnessit si gruaja me shputat më të mëdha, pasi e djathta e saj ishte me gjatësi prej 13.03 inç dhe e majta ishte e gjatë 12.79 inç.

Herbert vesh këpucë me madhësi 18 për femra ose 16-17 për meshkuj, në varësi të markës.


Ajo është vetëm 7 centimetra më e shkurtë se gruaja më e gjatë në botë, Rumeysa Gelgi nga Turqia, e cila është 2.1 metra dhe 17 centimetra.

Herbert tha se ajo duhet të blejë këpucë në internet, pasi asnjë dyqan nuk mban produkte mjaft të mëdha për shputat e saj. /Telegrafi/