LAJMI I FUNDIT:

Amerikania qan kur nuhati erën e kafes pas dy vjetësh pasi i humbi shqisat kur u infektua me coronavirus

Amerikania qan kur nuhati erën e kafes pas dy vjetësh pasi i humbi shqisat kur u infektua me coronavirus

Një grua amerikane që nuk kishte nuhatje dhe shije siç duhet për dy vjet pas një rasti të lehtë me COVID-19, rifitoi shqisat pasi u trajtua me një injeksion dhimbjeje.

Jennifer Henderson, 54 vjeçe, nga Cincinnati, Ohio, u infektua me COVID-19 në janar të vitit 2021 dhe kishte dhimbje koke, lodhje dhe humbje të shijes dhe nuhatjes, tha ajo për Cleveland Clinic.

Ndonëse shumica e simptomave të saj u qetësuan pas një jave, pamundësia për të pasur shije dhe nuhatje mbeti. Pas nëntë muajsh, iu kthyen shqisat, por nuk i funksionin mirë pasi gjërat nuk kishin shije apo erë siç duhej.


Bananet kishin shije metalike, hudhra kishte shije si benzinë, pula kishte shije të mishit të kalbur, dhe nuk mund të nuhaste parfumet e saj, lulet apo edhe parfumin e burrit të saj.

“Ishte e tmerrshme. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se si kjo ndikon tek ju, pasi dy shqisat kryesore nuk funksionojnë”, tha ajo.

Pas gati dy vjetësh me shije të ndryshuar të shijes dhe nuhatjes, Henderson mori dozën e saj të parë të trajtimit në dhjetor të vitit 2022.

Ndërkohë, një video e tregon atë duke qarë pasi trajtimi i mundësoi asaj që të nuhaste dhe të shijonte kafenë për herë të parë që kur u sëmur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Evropa
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Evropa
Kalo në kategori