LAJMI I FUNDIT:

Ambulanca në Butel jashtë funksionit, ankohen banorët

Ambulanca në Butel jashtë funksionit, ankohen banorët

Mos funksionimi i ambulancës modulare po detyron banorët e komunës së Butelit të bredhin lart e poshtë në kërkim të shërbimeve shëndetësore. Në mungesë të ambulancës, banorët e kësaj komune shërbimet shëndetësore po i marrin në objektin e Shoqatës së pensionistëve ku kushtet për punë janë të vështira.

“Kushtet janë për askund, megjithatë mjekët janë shumë të mirë, të mrekullueshëm. Kushtet brenda janë katastrofale, nuk janë për njerëz”, u shpreh një qytetar.

“Mjekët nuk kanë kushte për punë. Në korridor shpërndahet ushqimi ndërsa mjekët bëjnë kontrolle. Duhet të bëhet ambulancë që të mund të punojnë mjekët. Ndjehet era e ushqimit”, deklaroi nje qytetare.


“Për askund janë kushtet, po i shihni edhe vet, sikur në stallë. Kjo nuk është ambulancë por stallë. Nuk e di si të ju them kur nuk e dimë se si është e ndërtuar, nuk e kemi idenë megjithatë këtu nuk është e përshtatshme, vet po e shihni”, shtoi një qytetar.

“Katastrof është. Fillimisht parking nuk ka, fëmijët i nxjerrim në rrugë. Nuk ka asgjë nga kjo ambulancë, kjo është për raste sociale. U shpërngulën këtu derisa të rregullohet në komunë, tash as në komunë e askund tjetër”, tha një qytetar.

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski mbetet në qëndrimin e tij se ambulanca modulare duhet të dislokohet me qëllim që hapësira të lirohet për realizimin e projektit për ndërtimin e një poliklinike me themele.

“Nuk kam përgjigje. Personalisht disa herë e kam kërkuar ministrin Bekim Sali, nuk mund ta takoj ndoshta duhet të drejtohemi edhe zyrtarisht me letër, nuk e di çfarë po ndodhë me poliklinikën modularen për momentin. Sidoqoftë, qëndrimi ynë është i qartë, e kam thënë disa herë, banorët e Butelit meritojnë ndërtim të fortë, poliklinikë të re. Plani është në fazën finale, llogaritni që është e kryer që aty menjëherë të nis ndërtimi i poliklinikës. Kjo qeveri e shoh që nuk e ka ndërmend ta bëj, nuk e kanë ndërmend të na lejojnë të marrim euro bond e jo më një projekt të tillë”, deklaroi Darko Kostovski, kryetar i Butelit.

Nga Ministria e Shëndetësisë u përgjigjën se poliklinika modulare tashmë ka përfunduar në Butel, në fazën përfundimtare është lidhja në rrjetin e ujësjellës dhe kanalizimeve. Sipas Shëndetësisë, më pas vijon pranimi teknik dhe dorëzimi i objektit tek përdoruesi. Ndërkohë, lidhur me planet dhe kërkesat e kryetarit të komunës së Butelit, nga Shëndetësia thanë se janë duke u shqyrtuar mundësitë hapësinore dhe financiare për realizimin e një projekti të tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori