LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja gjermane ka një propozim konkret për dalje nga kriza politike

Ambasadorja gjermane ka një propozim konkret për dalje nga kriza politike

Ambasadorja Gjermane Angelica Viets, është diplomatja e parë në Kosovë që ka dalë me një propozim konkret për tejkalimin e krizës politike në vend.

Idenë e saj, Viets e ka elaboruar gjatë një interviste për Gazetën Express, ku ka folur edhe për tema tjera aktuale në Kosovë.

Por, cila është ideja e saj që mund t’u hyjë në punë shefave të partive politike për ta nxjerrë vendin nga kriza?


Diplomatja gjermane ka theksuar se pasi liderët e partive politike nuk flasin mes veti, mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë situatë është formimi i një Komisioni Ndërmjetësimi që do të drejtohej nga Presidenti i Kosovës ose nga ndonjë personalitet që është i pranueshëm për palët.

Duke folur për seancën e zgjedhjes së Presidentit, ajo ka kundërshtuar fuqishëm hedhjen e gazit nga opozita, mirëpo nuk pajtohet me idenë që për krizën fajtorë janë vetëm ata. Ndërkohë që ka thënë se Berlini do ta urojë Hashim Thaçin, pasi ai ta marrë detyrën zyrtarisht.

E pyetur rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar diplomatja gjermane ka thënë se ky është një problem shekullor i Kosovës, që mund të zgjidhet vetëm duke hequr dorë nga mentaliteti klanor.

Përfaqësuesja diplomatike e Berlinit në Prishtinë nuk është edhe aq optimiste rreth liberalizimit të vizave për Kosovën. Por, mundësia që të ndodhë liberalizimi i vizave, nuk ka qenë asnjëherë më afër për Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori