LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 8° partlycloudy_day

Ambasadorja Elvana Shala organizon ngjarjen “Ritmi i Barazisë” në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë

Ambasadorja Elvana Shala organizon ngjarjen “Ritmi i Barazisë” në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission Elvana Shala në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon sonte ngjarjen kulturore në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë “Ritmi i Barazisë”, për të cilën ngjarje mbrëmjen e kaluar u mbajtën edhe provat me të parin e kryeqytetit, Përparim Rama. 

Kjo ngjarje kulturore është në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë “Ritmi i Barazisë” dhe organizohet me qëllim të përdorimit të muzikës dhe artit skenik si një mjet i fuqishëm për të përforcuar zërat e atyre që shpesh heshtën ose anashkalohen.


Ngjarja synon të rrisë ndërgjegjësimin për betejat dhe të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara – të tilla si pakicat etnike, individët LGBTIQ+, personat me aftësi të kufizuara dhe të tjerët – duke promovuar barazinë, përfshirjen dhe drejtësinë sociale.

Duke bashkuar artistë të ndryshëm nga më të njohurit tek ata të cilët jeta i ka ballafaquar me vështirësi të ndryshme në jetë por iu ka dhënë një talent të veçantë, ngjarja nxitë një ndjenjë uniteti dhe veprimi kolektiv, duke inkurajuar audiencën të reflektojë mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut për të gjithë, pavarësisht prejardhjes apo identitetit.

Në skenë do të performojnë artistë artistë me nevoja të veçanta të shoqëruar nga artistët më eminent të estradës, artistë nga komunitetet jo shumicë etj. të cilët do të përçojnë mesazhe të rëndësishme të respektimit të secilit njeri në Kosovës përmes këngës dhe artit skenik.

Ndërkaq, kjo ngjarje do të mbahet sonte (09.12.2024) në orën 19:00 në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë. /Telegrafi/