Pasi u konfirmua si Sekretar i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se para se ta ftonte në këtë post presidenti Donald Trump, e kishte menduar pensionimin - pas shumë dekadave të kaluara në biznes.

rex 1


“Renda (gruaja) dhe unë ishim të gatshëm të shkonim në ranç e të kënaqeshim me nipërit e mbesat. Por, kur u ktheva pas takimit të parë me presidentit Trump dhe ai e kërkoi këtë, Renda tha: ‘Ti ndoshta nuk e di, po për 41 vite ishe në program trajnimi për këtë punë’. ‘Duhet ta bësh’ tha ajo”, ka treguar Tillerson, i cili ka sfida të mëdha në punën e tij të re, transmeton Telegrafi.

Washington Post shkruan se ai duhet të ballafaqohet menjëherë me liderin agresiv të Rusisë, Vladimir Putin, me muskujt e Kinës, e shtetet luftënxitëse - Iranin e Korenë e Veriut.

Pra, puna e re atij do t’i ofrojë shumë më pak komoditet se rançi i tij në Teksas.

Gjatë fjalimit të tij, që do ta shihni më poshtë, shihet edhe ish-ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, e "rrepta" dhe e hekurta Tina Kaidanow, gjatë shërbimit të së cilës Kosova shpalli pavarësinë. /Telegrafi/