Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ka deklaruar se pret nga Shqipëria që të ndërmarrë hapa konkretë kundër shtrirjes së organizatës terroriste Fetullahçı (FETO) në këtë vend. Ai e ka cilësuar “organizatën e ngritur nga Fetullah Gylen, i cili është vetëm me shkollë fillore, si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.
Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Bayraktar ka folur në lidhje me shkollat e FETO-s në Shqipëri. Ai ka vënë në dukje se organizata terroriste FETO, në shkollat e saj në Shqipëri ka aktivitete të cilat mund të konsiderohen si një laborator i shpëlarjes së trurit. Bayraktar thotë se një sistem i tillë është një rrezik real për të ardhmen e fëmijëve shqiptar dhe Shqipërisë, ndërsa paralajmëron familjarët dhe shtetin që të marrin në konsideratë këtë situatë gjatë procesit të regjistrimeve të këtij viti.
Ambasadori ka rikujtuar se diplomat e atyre që përfundojnë studimet në shkollat e FETO-s nuk njihen nga Turqia dhe se as nuk do të njihen në të ardhmen. Ai shton më tej se nëse një nxënës përfundon studimet në këto shkolla, nuk do të ketë mundësi të vazhdojë studimet universitare në Turqi dhe se ata që kanë përfunduar universitetin e tyre këtu në Shqipëri, nuk do të cilësohen si të diplomuar në universitet.
Duke sjell në vëmendje se veçanërisht në shkollat të cilat janë me konvikte ka aktivitete të errëta të FETO-s, Bayraktar në vijim ka thënë se FETO “i piketon” që në fëmijëri ata të cilët dëshiron që ti ketë nën kontroll në të ardhmen. Ai sjell në vëmendje gjithashtu se të ashtuquajturit kujdestarë, të cilët janë në detyrë në konviktet e tyre, zakonisht janë personat që mbajnë nën kontroll dhe zhvillojnë lidhjet e miqësisë me fëmijët, si dhe përdoren për etapën e parë të larjes së trurit të tyre.
“Punonjësit apo të ngarkuarit me punë në këto shkolla dhe konvikte shkojnë në shtëpitë e fëmijëve, duke ndërtuar një ‘sinqeritet dhe siguri’ edhe me familjet e fëmijëve nga Ulqini deri në Sarandë. Me këto vizita ata thonë ‘fëmijët tuaj janë të sigurtë tek ne. Ne po i arsimojmë, i mbajmë nën mbikëqyrje dhe i mbrojmë'”, thotë Ambasadori Bayraktar.
Ai duke theksuar se në fakt realiteti është krejtësisht ndryshe. “Me kalimin e kohës në konvikte fillon edhe procesi i përgatitjes së dhënies së bazës për shpëlarjen e trurit të fëmijëve, duke iu dhënë atyre disa libra për të lexuar. Kur tek fëmija shikohen ndryshime të dukshme, atëherë atyre ju jepen libra që kanë të bëjnë me kryeterroristin Fetullah Gylen, libra këto që shpesh herë mbahen edhe pas dyerve të mbyllura. Ndërsa në finalen e këtij procesi ata iu shpjegojnë fëmijëve (nxënësve) se çfarë përfitimesh ka të jesh në një organizatë të tillë. Ndërsa procesi finalizohet me betimin e të rinjve për besnikëri ndaj FETO-s”.
Bayraktar thotë se gjatë kërkimeve në shkollat dhe konviktet e FETO-s e cila ishte shumë aktive në Turqi, por se aktivitetet e saj morën fund pas 15 korrikut, janë gjetur dhe konstatuar fakte tmerruese.
“Për shembull në shkollën e cila njihet si më e vjetra në Turqi, e cila ishte në Izmir, poshtë kuzhinës është gjetur një tunel rreth 250 metra i gjatë. Në të njëjtën shkollë, në katet e sipërme, janë gjetur dhoma të kamufluara pas dyerve me pasqyra. Për vetë faktin se kjo organizatë është e njëjtë në të gjithë vendet, duhen bërë hulumtime edhe për shkollat këtu si dhe kjo çështje duhet ndjekur nga afër”, thotë ai, raporton AA.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?