Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkroi sot tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë.
Projektet do të sigurojnë mbështetje emergjente, mbrojtje sociale dhe rimëkëmbje të shpejtë socio-ekonomike për grupet më të cenueshme, veçanërisht për fëmijët dhe gratë. Këtu përfshihet një skemë e ndihmës emergjente për adresimin e nevojave bazë të 8,000 familjeve që jetojnë në varfëri, duke përfshirë familje që u përkasin grupeve të pakicave ose që nuk janë të regjistruara zyrtarisht.
Synimi është të përmirësohet qëndrueshmëria e politikave sociale që adresojnë pabarazitë dhe nxisin kohezionin social në planin afatmesëm dhe afatgjatë.
Ambasadori Szunyog përkujtoi se pandemia ka krijuar një ndjenjë izolimi mes individëve dhe e ka destabilizuar jetën shoqërore, duke shkaktuar shqetësime mendore dhe fizike si kurrë më parë.
“Sot ne shpallim fillimin e programit të rëndësishëm i cili do të kontribuojë në nxitjen e solidaritetit dhe kohezionit shoqëror në komunitetet tona, që janë tronditur kaq shumë nga efektet dramatike të pandemisë dhe ndikimi i saj në jetën e njerëzve[…]
I njëjti solidaritet edhe për ndihmën e BE-së për Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, për Kosovën, mobilizimin e shpejtë të 5 milionë euro fonde për pajisje dhe furnizime mjekësore. Shpërthimi i pandemisë u pasua nga zhvillimi i programit të ndihmës makro financiare. Gjithmonë, mbështetja e deri në 100 milion euro, e Evropës për Kosovën, ka për qëllim financat publike, punësimin e të rinjve dhe qeverisjen e mirë, me një fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një mbështetje buxhetore e financuar nga BE, prej 26 milionë euro nisi në dhjetor. Ajo quhet financa e pakos së rimëkëmbjes ekonomike e qeverisë për të zbutur ndikimin në humbjet e vendeve të punës dhe për të ndihmuar rihapjen e bizneseve”, tha ai.
Ambasadori Szunyog theksoi edhe se “tashmë, teksa vaksinat bëhen gradualisht të disponueshme, BE-ja po mobilizon të gjitha burimet e saj për të siguruar qasjen e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat COVID-19”.
Ndërkohë ai tha edhe se programi synon të ndihmojë një popullsi prej 200,000 banorësh.
“BE-ja për mbrojtjen sociale, është financiarisht më i madhi i llojit të tij në fushën e mbrojtjes sociale në Kosovë duke siguruar 11.8 milionë euro në total. Programi synon të ndihmojë një popullsi prej 200,000 banorësh, dhe përfshin një skemë mbështetje emergjente për të adresuar nevojat themelore të 8,000 familjeve që jetojnë në varfëri, përfshirë ato që u përkasin grupeve të pakicave ose që nuk janë të regjistruara zyrtarisht[…]
Më lejoni të theksoj se pas kësaj krize adresimi i pabarazive sociale në Kosovë duhet të jetë një përparësi në agjendën politike pas zgjedhjeve, dhe se përpjekjet serioze institucionale, janë të nevojshme për të luftuar varfërinë përmes politikave të Ndihmës Sociale”, tha ai.
Programi do të zbatohet në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrat Komunale për Punë Sociale, si institucionet kryesore përgjegjëse për politikat sociale dhe ndarjen e skemave dhe shërbimeve të ndihmës.
Mentor Morina nga Departamenti i politikave Sociale dhe Familjare pranë MPMS, tha se “mbështetja e ofruar në vlerë prej rreth 12 milionë euro nga ky program që ka filluar të zbatohet sot, dhe që vazhdon deri në vitin 2023, do të mundësojë ndihmën që u kemi ofruar shumë familjeve dhe njerëzve në nevojë me paketa të ndryshme si ushqimi, mjete higjienike, si dhe për shërbimet e drejtpërdrejta sociale dhe familjare për fëmijë dhe gra në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale