Ambasadori Kosnett pyet nëse MPJ është duke përzgjedhur diplomatët meritorë

14:"Ridvan Slivova
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka pyetur nëse Kosova po i emëron diplomatët në mënyrë meritore.
Kosnett në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shprehur dyshimet e tij lidhur me përzgjedhjen e diplomatëve nga Ministria e Punëve të Jashtme.
"Ndjekja e raporteve të medias rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur siç duhet të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder, por a është MPJ duke ndjekur procedurat e saj për përzgjedhjen mbi bazën konkurruese dhe meritore?", ka shkruar ai në Twitter./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































