LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett fton që të lexohet raporti për Liritë Fetare në Kosovë

Ambasadori Kosnett fton që të lexohet raporti për Liritë Fetare në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtete e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka bërë thirrje që të lexohet më shumë për Liritë Fetare në Kosovë.

“Raporti #IRFreport për 2018 është tani në dispozicion. Lexoni më shumë për gjendjen e #ReligiousFreedom në #Kosovo”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Kosnett, raporton Telegrafi.


Kosnett po ashtu ka shpërndarë edhe shkrimin e sekretarit amerikan, Mike Pompeo i cili ka thënë se avancimi i lirive fetare është një prioritet i politikës qendrore të Departamentit të Shtetit.

DASH-i publikon raportin mbi liritë fetare në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan edhe për lirimin e imamit Shefqet Krasniqi
Lexo po ashtu DASH-i publikon raportin mbi liritë fetare në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan edhe për lirimin e imamit Shefqet Krasniqi

Kujtojmë se në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre. Parlamenti shqyrtoi një projektligj që do t’i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori