Në kuadër të promovimit të kuzhinës italiane anembanë botës, Ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë një vizitë të veçantë në restorantin Il Gusto, që gjendet në qendrën tregtare Prishtina Mall. Vizita e ambasadorit De Riu në Il Gusto simbolizon rëndësinë që Italia i atribuon përhapjes së vlerave të saj gastronomike dhe kulturore në Kosovë. 

1a7c17bb e660 4114 a7b9 35d7612c17b4Il Gusto, i njohur për ofrimin e një gamë të larmishme të pjatave italiane, nga pasta dhe pizza deri te risotto dhe desertet e shijshme, u bë vendi ku ambasadori foli për rëndësine e "Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë". Ky event, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 19 nëntor, është organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në bashkëpunim me Agjencinë ICE, me qëllim promovimin e ushqimit dhe verës italiane.


4ec2fa02 634d 496d 9b09 a49072de5d95Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë i dedikohet jo vetëm ekspozimi i shijes dhe diversitetit të kuzhinës italiane, por edhe edukimit rreth shëndetit dhe dietës mesdhetare. Në këtë kontekst, do të ketë prezencën e profesorëve dhe studentëve nga një institut prestigjioz i Romës, të cilët do të organizojnë "darka me autorësi" dhe seanca të "show cooking"-ut. Kjo javë përfshin gjithashtu trajnime praktike në gastronomi për të rinjtë dhe profesionistët kosovarë, duke iu mundësuar atyre të mësojnë nga ekspertë të fushës.

52f38a61 0c75 4f22 8296 b58d613c2ad3Gjatë vizitës së tij nëIl Gusto, ambasadori De Riu e vlerësoi këtë restorant si një shembull të shkëlqyer të asaj se si kuzhina italiane mund të integrohet në kulturën dhe preferencat e konsumatorëve kosovarë. Ai gjithashtu theksoi lidhjen e fortë ndërmjet ushqimit mesdhetar dhe mirëqenies, duke vënë në dukje suksesin dhe cilësinë e produkteve italiane të ushqimit që janë të njohura në mbarë botën.

Ashtu siç sugjeron edhe emri, Il Gusto është vendi ku gjuha e shijes flet italianisht, duke ofruar kështu një përvojë të veçantë që tejkalon kufijtë e një vakte të thjeshtë. Me përfundimin e "Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë", Il Gusto premton të vazhdojë të jetë ambasadori i padiskutueshëm i gatimeve italiane në zemër të Prishtinës. Për më shumë informacione vizitoni:Facebook: IL GUSTO Ristorante ItalianoInstagram: ilgustoristorante.ksTel: 049 206 000

4ff15543 e3b0 4e07 80da 30c8202d73dd