LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë

Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë

Ambasadori i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me ambasadorin Marco Peronaci në Misionin e Përhershëm të Italisë në NATO.

Diplomati italian ka shkruar në platformën ‘X’ se me ambasadorin Zemaj ka diskutuar mbi situatën në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Integrimi evropian i rajonit është një prioritet për Italinë dhe NATO-n, ne jemi të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke mbështetur plotësisht KFOR-in”, tha ai.


Edhe Zemaj në Facebook, është shprehur i nderuar me pritjen dhe takimin e frytshëm me Ambasadorin Marco Peronaci në Misionin e Përhershëm të Italisë në NATO, ku ka diskutuar për bashkëpunimin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, avancimin e proceseve integruese, sigurinë dhe sfidat në rajon, si dhe angazhimin e fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, përfshirë në kuadër të punës sonë në NATO.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur që Italia ka ofruar për Kosovën gjatë të gjitha proceseve, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të forcave italiane, për rreth tri dekada, në kuadër të Misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO në vendin tonë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori