LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i ri britanik, dhëndër i Kosovës?

Ambasadori i ri britanik, dhëndër i Kosovës?

Ambasadori i ri britanik, Ruairi O’Connelli, është dhëndër i Kosovës. Bashkëshortja e tij është një gazetare nga Kosova (emri i njohur për redaksinë). Kështu bën të ditur një burim i sigurt nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Ruairi O’Connelli vjen në Kosovë. Ai ka shërbyer në misionin diplomatik të Britanisë së Madhe prej janarit të vitit 2004 deri në qershor të vitit 2008 dhe kjo dëshmohet në biografinë e eksperiencës së tij diplomatike, të postuar në linkun:

uk.linkedin.com/pub/ruairi-o-connell/73/103/9ab

Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe.


Ambasadori Ruairi e njeh mirë situatën në Kosovë dhe i njeh personalisht pothuaj të gjithë liderët politikë të Kosovës.

Prandaj lidhja e tij me Kosovën nuk është vetëm lidhje emocionale (lidhje martesore) por është relacion i njohur me zhvillimet në vendin në të gjitha sferat e politikës, diplomacisë, ekonomisë etj.

Faktin se ai ka shërbyer në Kosovë e ka thënë vetë ai në deklaratën e tij pas emërimit ambasador në Kosovë.

“Unë jam i nderuar dhe i kënaqur që po kthehem si Ambasador në Kosovë. Herën e fundit kur unë kam qenë këtu, e kam ndihmuar Kosovën për të ndërtuar institucionet e një shteti demokratik. Unë kam qenë i nderuar që isha dëshmitar i shpalljes të pavarësisë të Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera Ruairi O’Connelli, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar.

Mu për këtë arsye për ambasadorin Ruairi O’Connelli, përveç se nënkupton vazhdimin e misionit diplomatik të Britanisë së Madhe, është edhe një vazhdimësi e misionit të tij në rolin e ri të ambasadorit në vendin e tij të njohur e të kurorëzuar me lidhje martesore. (Botapress.info)

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori