Ambasadori gjerman, Rohde: Votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme të 14 shkurtit, ndërsa theksoi se votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim.
Rohde në një postim në Twitter shkruan se kanë diskutuar për formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe dialogun me Serbinë.
“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim. Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE. Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, shkruan Rohde. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































