LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik vlerëson kontributin e Nismës për Kosovën

Ambasadori britanik vlerëson kontributin e Nismës për Kosovën

Udhëheqësit e NISMA-s takuan Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, në Kosovë, Ruairi O’Connell

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, sot kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka njoftuar Ambasadorin, Ruairi O’Connell, për punën e deri tanishme të NISMA-s për Kosovën, ku tha se “me politikat parimore të saj, NISMA arriti të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, ku sot përfaqësohet nga gjashtë deputetë”.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, kanë folur edhe për sfidat e ardhshme të vendit, për të cilat Kryetari Limaj tha se Britania e Madhe ka dhënë një kontribut shumë të madh.


Limaj tha “se u jam mirënjohës për çdo gjë pozitive që Britania e Madhe ka bërë për Kosovën, dhe sigurisht do jemi në çdo moment të gatshëm për të bashkëpunuar në çdo fushë që është në interes të dyanshëm”.

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka uruar Krasniqin e Limajn për punën që po bënë NISMA për Kosovën, ku tha se “me vullnetin më të madh do të bashkëpunojmë në projekte konkrete në fusha të ndryshme”.

Në këtë takim është diskutuar edhe për sfidat tjera që e presin Kosovën, në veçanti sfida e integrimit të Kosovës në strukturat euro atlantike.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori