Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u foli sot studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe mënyrës së si ata mund ta përmirësojnë imazhin e drejtësisë në vend.
Diplomati britanik e nisi ligjëratën e tij para studentëve të Fakultetit Juridik-gjykatësve, prokurorëve e avokatëve të ardhshëm me një porosi të thjeshtë: “Mos u korruptoni”.
I gjendur tash e dy vjet në një vend të cilin raportet ndërkombëtare e radhisin lart në ranglistë kur është fjala për prani të korrupsionit, sidomos në sistemin gjyqësor, O’Connell e elaboroi porosinë e tij që, në fillim, u duk e shkurtë dhe e thjeshtë.
“Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të juristëve. Është shumë shqetësues niveli i korrupsionit në Kosovë, gati e pabesueshme”, tha ai.
“Mos i qitni asnjë çmim vetes për të cilin mund të bliheni”, porositi ai, përcjell kallxo.com.
Por ai tha se roli i tij dhe kolegëve tjerë diplomatë të huaj në Kosovë është i kufizuar për ta bërë që Kosova ta ketë një klasë më të përgjegjshme politike.
“Kurgjo s’kam bërë për ta fshirë klasën e korruptuar nga Kosova. Nuk është detyra ime të vendos kush do të jetë kryeministër e deputet në Kosovë. Ju i keni votat, ju keni pushtet ma shumë se unë këtu. Unë nuk kam pikë pushteti, kam vetëm zërin e Britanisë”, tha ambasadori britanik.
Ai rikujtoi se në shumë raste drejtësia dhe shërbimi korrektues në Kosovë u kanë shërbyer dëshirave të politikës.
Dhe për këtë ai përmendi rastin e kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Le të flasim për rastin e z. Lushtaku që fatkeqësisht ai është lejuar nga shërbimi korrektues për të mos qëndruar në burg. Ai është lejuar të shkojë në spital, të qëndrojë pak aty dhe të shkojë në shtëpi. Kur parimet është shumë e lehtë, por kur flasim për raste specifike, nuk është gjithmonë njëjtë”, tha ai.
“Gjykatësit duhet të veprojnë vetëm sipas ligjit, me një paanshmëri deri në fund”, shtoi O’Connell.
Ai tha se Kosova ka problem me nepotizëm por kjo, sipas tij, nuk nënkupton që kosovarët janë më të korruptuar se të tjerët.
“Është problem i sistemit që është krijuar pasluftës. Kosova nuk ka luftuar për pavarësi që të sundohet nga të tjerët”, ka thënë ambasadori britanik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze