LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Serbi: Zgjidhja për Kosovën në duart e Prishtinës dhe Beogradit

Ambasadori amerikan në Serbi: Zgjidhja për Kosovën në duart e Prishtinës dhe Beogradit

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka vlerësuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të arrihet me bisedime të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Blic”, Scott ka deklaruar se as SHBA e asnjë vend tjetër nuk do të duhej të diktonin se si do të duhej të dukej zgjidhja e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se SHBA-të e konsiderojnë të rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut, dhe se për këtë çështje i kanë drejtuar porosi të qartë qeverisë në Kosovë që taksa për mallrat e Serbisë duhet të hiqet.


“Këtë porosi ua kemi dërguar partnerëve tonë në Kosovë. Por, gjithashtu vlerësojmë se për t’iu rikthyer dialogut është e rëndësishme që edhe Serbia të luaj rolin e saj me qëllim që procesi të ecë përpara, të implementojë marrëveshjet e arritura më herët si dhe të marrë parasysh kompromiset për një të ardhme”, ka shtuar ambasadori amerikan në Serbi.

Ndërkaq i pyetur nëse SHBA-të janë të gatshme të ndërmarrin hapa tjerë në drejtim të Prishtinës, ai ka thënë se nuk do të ishte mirë të spekulojë për hapat e ardhshëm potencial që SHBA-të do t’i ndërmerrnin, por ka shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të inkurajojnë qeverinë e Kosovës që të tërheqin taksën dhe të rikthehen në tavolinë për të vazhduar bisedimet.

“Ka edhe opsione tjera që mund të përfshihen, por mendoj se është shumë më e rëndësishme të përqendrohemi në anët pozitive siç janë tërheqja e taksës, kthimi në tavolinën e bisedimeve, fokusimin në dialog dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me ndërmjetësimin e BE-së, që do të vendoste normalizimin e marrëdhënieve, ky edhe është qëllimi jonë. Në këtë mënyrë do të ndërtohet e forcohet rajoni stabil ballkanik, që është në interes të Serbisë dhe Kosovës si dhe të SHBA-ve”, ka shtuar Scott. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori