LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët Plomp dhe Timonier takojnë Ziadin Selën, diskutohet për gjendjen e tanishme politike në Maqedoni

Ambasadorët Plomp dhe Timonier takojnë Ziadin Selën, diskutohet për gjendjen e tanishme politike në Maqedoni

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ishte i ftuar në Shkup në takim me ambasadorin holandez, Wouter Plomp, dhe me atë francez, Christian Timonier, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua për aktualitetin paszgjedhor politik në Maqedoni, perspektivën euro-atlantike të vendit, rëndësinë e stabilitetit të vendit dhe sundimit të vlerave dhe parimeve të mirëfillta demokratike.

Në mes të tjerave, kryetari i LR-PDSH-së ka theksuar ”zbatimin e plotë të rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar dhe posaçërisht të Komisionit Europian për vendin, duke u përqëndruar në ndërtimin e një shoqërie ku shqiptarët do të ndjehen të barabartë dhe të realizuar.


Poashtu Sela theksoi edhe rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë në përgjithësi, duke mbështetur idenë instalimit të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë politike”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

Ndërkaq çështja e përdorimit të gjuhës shqipe, funksionimi dhe vazhdimi i punës së Prokurorisë speciale, ndarja e buxhetit në formë të barabartë, integrimi i vendit në NATO dhe BE si dhe decentralizimi ishin temat të cilat, Ziadin Sela i shpalosi para ambasadorit francez, Christian Timonier. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori