Ditëve të fundit nëpër disa portale është shpërndarë lajmi se qytetarët e Maqedonisë janë liruar nga regjimi i vizave për të shkelur në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në informacion, që vleresohet si lajm i rrejshëm (fake news) është thënë se dekretin e ka nënshkruar vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.


Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Ambasadën e SHBA-ve në Shkup prej ku kanë përgënjeshtruar këtë lajm.

''Ambasada e SHBA-ve përgënjeshtron lajmin për heqjen e vizave amerikane për Maqedoninë'' thonë shkurt zyrtarë të lartë të Ambasadës për Telegrafin. /Telegrafi/