Ambasada e Gjermanisë në Shkup: Ndryshimi i caktimit të termineve për aplikime sipas “Rregullores së Ballkanit Perëndimor”

Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se për çdo muaj do të përdoret një lloj procedure e shortit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Ju lutemi të keni parasysh se mënyra e caktimit të terminieve për viza sipas 26 paragrafi 2 të Rregullors për Punësim (“Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”) në Ambasadën në Shkup do të ndryshohet nga muaji shkurt: Për shkak të kërkesës shumë të madhe për termine për aplikim, të cilat e tejkalojnë numrin e termineve të disponueshëm, nga muaji shkurt 2022, për çdo muaj do të përdoret një lloj procedure e shortit.
Për këtë qëllim, në muajin shkurt 2022, për herë të parë do të aktivizohet një listë e re regjistrimi terminesh për aplikim. Kjo listë e parë do të jetë e hapur për regjistrime për një periudhë të caktuar kohore (afërsisht rreth 2 javë). Lista në fjalë nuk do të mbyllet, si më parë, kur të jetë arritur numri i caktuar i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista e regjistrimit do të mbyllet në një ditë të caktuar dhe një gjenerues i rastësishëm, i kontrolluar nga kompjuteri, do të zgjedhë në një procedurë lotarie se cili nga personat e regjistruar do të marrë termin për aplikim në muajin mars 2022. Lidhur me detajet e hapjes së listës së re për regjistrim, do t’Ju informojmë me kohë në faqen tonë të internetit dhe në faqen tonë të Facebook-ut”, njoftojnë nga Ambasada gjermane.
Nga atje thonë se procedura e tërheqjes së shortit zbatohet në Ministrinë për Punë të Jashtme në Berlin, nën mbikëqyrjen e më shumë personave. Personat që kanë fituar një termin, do të njoftohen nga Ambasada për datën dhe orën e saktë të terminit në muajin e ardhshëm.
Nga atje thonë se të gjitha regjistrimet marrin pjesë në short, pavarësisht se kur janë bërë ato. Prandaj, një regjistrim i hershëm nuk ka përparësi ndaj një regjistrimi të mëvonshëm.
“Nuk lejohen më shumë regjistrime për një person. Nuk është e mundur të ndryshohen të dhënat pas regjistrimit. Nuk lejohet dhënia e terminit një personi tjetër. Përfshirja e palëve të treta (p.sh. një agjencie) nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi merrni kohën e duhur për t’u regjistruar në sistem, dhe sigurohuni që të dhënat që keni shënuar të jenë të sakta dhe korrekte.
Hyrja në Zyrën e vizave – edhe nëse keni një termin të konfirmuar – do të lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit përputhen plotësisht me ato të regjistrimit për termin”, thonë nga Ambasada gjermane.
Nga atje shtojnë se regjistrimet që nuk kanë marrë një termin, në fund të muajit do të fshihen. Nëse regjistrimi nuk ishte i suksesshëm, Ju gjithashtu do të merrni një njoftim përkatës. Për arsye teknike, kjo mund të zgjasë disa ditë. Ju lutemi përmbahuni nga pyetjet përmes email. Për të marrë pjesë në procedurën e shortit për termine në muajin e radhës, nevojitet regjistrim i ri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës