LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike: Të zhdukurit në Kosovë besohet se janë djegur në termocentrale dhe miniera

Ambasada britanike: Të zhdukurit në Kosovë besohet se janë djegur në termocentrale dhe miniera

Deri në fund të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, është vlerësuar se rreth 4,400 deri në 4,500 persona janë të zhdukur.

Sot, 1668 persona mbeten ende të pagjetur. Në mesin e personave të zhdukur: 261 janë femra dhe 1407 meshkuj; 135 prej tyre kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, dhe 331 ishin mbi 65 vjeçare, raporton lajmi.net

Nga ata që janë ende të pagjetur, është llogaritur se 1.117 janë me origjinë shqiptare, 415 janë serbë, dhe 136 janë nga komunitetet e tjera të Kosovës.


Besohet gjerësisht se shumë prej atyre që figurojnë të zhdukur janë vrarë, dhe mbetjet e tyre janë djegur në termocentralin e Obiliqit, minierat e ‘Trepçës’, fabrikën e ‘Ferronikelit’ në Kosovë, ose ‘Mackatica’ dhe ‘Bor’ në Serbi.

Viktimat gjithashtu u hodhën edhe në liqene dhe lumenj. Kështu thotë Ambasada britanike në Kosovës, në një nga njoftimet që ka dërguar për vizitën e Princit të Uellsit në Kosovë, raporton lajmi.net

Shumica e rasteve të zgjidhura deri më tani, më shumë se 2700 persona janë gjetur në varreza të paligjshme individuale dhe masive, dhe pas identifikimit – kryesisht përmes analizës së ADN-së – janë kthyer për rivarrosje tek familjet e tyre.

Në territorin e Serbisë (në katër varreza masive të gjetura deri më tani) eshtrat e 902 personave janë zhvarrosur dhe riatdhesuar në Kosovë.

Vitin e kaluar përmes financimit të projektit, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përkrahur gërmimet në Rashkë (Serbi) të cilat rezultuan me gjetjen e 53 mbetjeve mortore të shqiptarëve.

Në të kaluarën, ne gjithashtu kemi mbështetur edhe krijimin e Laboratorëve të Histologjisë dhe Toksikologjisë dhe kemi trajnuar stafin e Kosovës, i cili tani punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori