LAJMI I FUNDIT:

Amazon, Facebook dhe Twitter tërhiqen nga panairi i teknologjisë së Las Vegasit

Amazon, Facebook dhe Twitter tërhiqen nga panairi i teknologjisë së Las Vegasit

Amazon, Facebook dhe Twitter janë ndër firmat që njoftojnë se nuk do të dërgojnë ekipe në Consumer Electronics Show (CES), që do të mbahet në muajin janar në Las Vegas.

E gjithë kjo vjen ndërsa shqetësimet rriten për përhapjen e variantit Omicron të COVID-19, raporton bbc.

Firma të tjera, duke përfshirë Google dhe njësinë auto-drive Waymo, ende planifikojnë të marrin pjesë. Organizatorët thanë se konferenca do të zgjasë nga 5 deri më 9 janari, me masa paraprake shëndetësore.


Ato do të përfshijnë vërtetimin e vaksinimit, vendosjen e maskës dhe testimin kundër coronavirusit. Pjesëmarrësit do të duhet të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19, dhe organizatorët rekomandojnë një test përpara nisjes për në Las Vegas, si dhe brenda 24 orëve nga hyrja në një nga vendet.

CES është një nga panairet më të ngarkuara të kalendarit të teknologjisë, ku firmat zbulojnë pajisje të reja dhe flasin për tendencat. Ai zhvillohet në hotele dhe qendra konventash në të gjithë qytetin, dhe më parë ka tërhequr më shumë se 180 mijë vizitorë. /Telegrafi/