LAJMI I FUNDIT:

Alvini 11-vjeçar nxirret jashtë kampit Al-Hol të Sirisë

Alvini 11-vjeçar nxirret jashtë kampit Al-Hol të Sirisë

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar tashmë është nxjerrë jashtë kampit Al-Hol të Sirisë.

Televizioni Klan ka siguruar ekskluzivisht fotot e tij, në një vend të sigurt jashtë kampit, në pritje për t’u bashkuar me familjen e tij.

Ka ende pak detaje për operacionin e shpëtimit të Alvinit nga kampi, por aktualisht ai ndodhet ende në qytezën Erbril të Sirisë, në një bazë të sigurt nën kujdesin e organizatave ndërkombëtare.


Alvin Berisha qëndronte në kampin Al-Hol që prej 14 marsit 2019 pas shtrimit ne një spital në rajonin Hasakah të Sirisë për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën.

Rasti i tij u bë i famshëm pas publikimit nga emisioni hulumtues “Le Iene”. Burime të Televizionit Klan thanë se për shpëtimin e tij janë angazhuar autoritetet kurde dhe ato italiane.

Shpëtimi i Alvinit u përshëndet edhe nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare. /KlanTV/