LAJMI I FUNDIT:

Alves: ‘Makina’ e Barcelonës mund ta rikthejë rezultatin!

Alves: ‘Makina’ e Barcelonës mund ta rikthejë rezultatin!

Dani Alves beson që ish-skuadra e tij, Barcelona mund ta rikthej rezultatin ndaj PSG-së, edhe pse sipas tij një gjë e tillë është shumë e vështirë.

Barcelona u mposht me rezultat të thellë 4-0 nga PSG në ndeshjen e parë të 1/16-të së Ligës së Kampionëve, por sipas Alves në futbolli gjithçka mund të ndodh dhe rezultati të kthehet.

“Është shumë e vështirë për tu kthyer, jo sepse Barca nuk mundet, por për shkak të cilësisë së kundërshtarëve të tyre. Ata bëjnë presion, nuk lejojnë të luash”, ka thënë Alves për Sport.


“Unë gjithmonë dua që ata të bëjnë mirë. Në futboll, gjithçka mund të ndodhë”, transmeton Telegrafi.

“Nëse dikush mund të prodhojë një rikthim, është makina e Barcelonës”, përfundoi mbrojtësi i Juventusit.

Ndryshe, Barcelona e mirëprit PSG-në në Camp Nou më 8 mars për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/