Franz Lothar Altmann, akademik gjerman, anëtar i Shoqatës për Evropën Juglindore dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për rrezikun nga kërcënimet ruse.
Kurse lidhur me deklaratat e Vuçiqit të dhënë ditë më parë se “pret momentin për t’u futur në Kosovë, profesori Altmann tha se kjo është lojë tipike që do të mund të pritej.
“Vuçiqi shumë herë ka përsëritur se Kosova është pjesë e Serbisë e kështu me radhe dhe që në një moment të caktuar duhet ta kthejnë atë. Situata në Ukrainë, në Rripin e Gazës dhe në Tajvan është momenti për ta rikthyer vëmendjen te situata në mes Kosovës e Serbisë”, deklaroi Altmann në RTK.
Altmann ka folur për sulmin terrorist në një sallë koncertale në Rusi, ku tha se nuk ka mundësi të ketë përfshirje nga ana e Ukrainës, ndonëse nuk e përjashtoi mundësinë që Rusia të mund të shfrytëzojë të situatën për të drejtuar akuza ndaj vendeve të shteteve perëndimore por edhe Ukrainën, si dhe për ta arsyetuar luftën.
Ai më tej tha se është i paqartë angazhimi i Putinit për një luftë, nëse do të zgjeronte operacionet ushtarake edhe në vendet tjera, si p.sh. vendet e Baltikut, që pastaj të futej NATO në luftë. Kjo, sipas tij, nuk dihet se cili do të ishte përfitimi i Putinit, nëse do të niste një luftë në përmasa të tilla.
Altmann foli edhe për hapat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të nxitur nga situata në kohet e fundit, veçmas në Rusi.
“Serbia, e cila ka qenë mike e mirë e Rusisë, duhet të jetë e brengosur, sepse mund ta dëmtojë edhe vet pozicionin e Serbisë kundrejt vendeve perëndimore e sidomos BE-së.
I pyetur për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë, si dhe në vendet tjera, Altmann tha se edhe në Bosnjë e edhe në Serbi janë të vetëdijshëm se në çfarë situatash do të mund të gjendeshin dhe kjo do të kontribuonte në destabilizim të rajonit.
“Por jam i bindur se Ballkani Perëndimor nuk është në tryezë, së paku për momentin, edhe pse destabilizimi i brendshëm mund të ndodhë”, deklaroi Altmann.
Ai më tej shtoi se nuk është në interesin as të Serbisë e as të Republikës Serbe ngritja e rrezikshmërisë në rajon. “Ballkani, fatmirësisht, nuk është gjeografikisht afër Rusisë e as Ukrainës”, deklaroi Altmann.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar