Alternativa: Koncepti i ri i arsimit bie ndesh me interesat tona autoktone

Pas informacionit se tashmë është në realizim e sipër modeli i ri i arsimit, sipas të cilit do të hiqet lënda e Historisë, Gjeografisë dhe Etika e religjioneve, ndërsa do të ketë edhe fuzionim të disa lëndëve të tjera, nga partia Alternativa gjykojnë se ky është një koncept i dëmshëm dhe i padobishëm për shtetin dhe shoqërinë.
“Derisa ishim në qeveri, ne e kemi penguar implementimin e këtij modeli, por ja që partnerët e rinj qeveritarë, si dhe ministri i Arsimit – si vëzhgues të përqindjeve të korridoreve dhe indiferentë për edukimin e brezave të rinj – as që çajnë kokë për këtë temë.
Në të vërtetë, dëshirojmë të sqarojmë se heqja e lëndës së Historisë e grushton keq kujtesën kolektive institucionale arsimore për nxënësit, por edhe mungesa e Gjeografisë jo më pak do ta dëmtojë formimin e tyre si intelektualë të ardhshëm. Një i ri që nuk do ta dijë historinë e kombit dhe të atdheut të tij do të jetë i përshtatshëm për standardet e një shoqërie pa identitete dhe do të jetë i zhveshur nga tabani i tij autokton dhe nga identiteti i tij kombëtar. Ndërkaq, duke e hequr lëndën Etika e religjioneve dhe duke e vendosur lëndën Edukata seksuale, synohet që morali i të rinjve të ardhshëm të mos jetë më si i prindërve dhe gjyshërve të tyre, por të kemi një etikë që bie ndesh me krejt trashëgiminë tonë etike historike”, thuhet në kumtesën e Alternativës.
Duke qenë kështu, theksojnë nga atje, Alternativa do ta luftojë këtë model arsimi me të gjitha mjetet politike, ndërsa në kohën që do të jemi në pushtet, do ta revidojmë këtë vendim dhe arsimin do ta kthejmë konform interesave autoktone të qytetarëve tanë, gjithnjë në frymë të zhvillimit e përparimit të përgjithshëm shoqëror.
Alternativa i bënë thirrje ministrit të Arsimit që ta tërheqë këtë propozim, sepse do të përballet me reagimin e tyre më të fuqishëm institucional./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë