LAJMI I FUNDIT:

“Alternativa” e Kusari-Lilës dhe Dedës do të angazhohet për formimin e ushtrisë dhe mbylljen e dialogut me Serbinë

“Alternativa” e Kusari-Lilës dhe Dedës do të angazhohet për formimin e ushtrisë dhe mbylljen e dialogut me Serbinë

Themeluesit e subjektit më të ri politik “Alternativa”, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti Ilir Deda, tashmë kanë filluar me zyrtarizimin e partisë së tyre.

Gjatë ditës së djeshme Kusari- Lila dhe Deda, prezantuan logon e këtij subjekti, i cili tashmë ka edhe faqen zyrtare në rrjetin Facebook, ku të gjithë qytetarët mund të informohen për vizionin e “Alternativës”.

Ka qenë vetë Ilir Deda, ai i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për hapjen e faqes zyrtare të “Alternativës”.


“Miq të dashur, më poshtë është faqja zyrtare e Alternativës, ku mund të njoftoheni me të gjitha ngjarjet rreth nesh. Gjithashtu, tani e gjeni edhe deklaratën politike dhe vizionin tonë për Kosovën. #Alternativa”, ka shkruar Deda.

Ndërkaq në deklaratën politike të publikuar tashmë në këtë faqe, thuhet se “Alternativa është bashkim i individëve, anëtarëve dhe mbështetësve që ndajnë vizionin e një Kosove të përparuar, me drejtësi sociale dhe të bashkuar”, transmeton Telegrafi.

Më tej në këtë deklaratë thuhet se misioni i “Alternativës” është përfaqësimi i qytetarëve të Kosovës që të përmbushet vizioni i tyre, së bashku me vlerat dhe parimet qeverisëse.

Kusari-Lila e Deda në përshkrimin e vizionit të “Alternativës” kanë theksuar se subjekti i tyre do të angazhohet në kthimin e besimit në vlerat e demokracisë dhe përgjegjësinë ndaj vullnetit të qytetarëve.

“Alternativa do të angazhohet në plotësimin dhe finalizimin e shtetësisë së Kosovës. Kosova është shtëpia jonë dhe ajo ka nevojë për përmbyllje të procesit të shtetndërtimit.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, sipas standardeve të NATO-s, si institucion i domosdoshëm i shtetit tonë që e siguron popullin e Kosovës, do të jetë angazhimi i Alternativës.

Raportet me fqinjët janë element i stabilitetit dhe bashkëpunimit të mirëfilltë rajonal në rrugëtimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Alternativa i konsideron raportet me fqinjët të domosdoshme në baza të bashkëpunimit reciprok dhe të barabarësisë së plotë.

Kosova nuk do të jetë inferiore ndaj asnjërit prej fqinjëve dhe do të jetë plotësisht e përkushtuar në ngritje të bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Raporti dhe bisedimet me Serbinë do të jetë i bazuar në: gjetjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, kompensimi i dëmeve nga lufta në Kosovë, përfshirë edhe përmbylljen e suksesionit të ish-Jugosllavisë.

Në këtë dialog, Kosova do të ketë qasje proaktive dhe ndërtimin e konsensusit politik për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi”, thuhet në deklaratën e tyre për vizionin e “Alternativës”./Telegrafi/

https://www.facebook.com/AlternativaKosova/photos/a.157236731447062.1073741829.156608004843268/157235974780471/?type=3

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori