Alternativa, Besa dhe LD dorëzojnë kallëzim penal për korrupsion dhe konflikt të interesit në BDI

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa sot kanë dorëzuar kallëzim penal për korrupsion dhe konflikt të interesit në BDI, lidhur me kompaninë EUROVIA.
Ata thonë se EUROVIA është kompani kryesore donatore e BDI-së, duke i dhuruar rreth 70.000 euro vetëm në vitin 2022.
“Në anën tjetër, pikërisht kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.8 milion euro nga Ministria e Jashtme, e cila drejtohet nga ministri i BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa ajo paraqitet edhe si nënkontraktuese e Korridorit 8, ku përgjegjës për realizimin e punimeve nga ana e qeverisë është zëvendëskryeministri i parë, po ashtu kuadër i BDI-së – Artan Grubi. Dyshimi ynë është se kemi të bëjmë me larje parash dhe bërje biznes me këtë kompani. Në të vërtetë, dyshimin për korrupsion duhet ta vërtetojë Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ajo që nuk kemi dyshim është se këtu kemi haptazi konflikt interesi – një kompani që merr tenderë nga eksponentë të BDI-së njëherazi është edhe donatore e kësaj partie. Më qartë se kaq nuk ka si bëhet”.
“Në dokumentin që e kemi dorëzuar, ne kemi ofruar edhe më shumë fakte dhe u jemi referuar normave mbi të cilat vepron ky komision, ndërsa shpresa jonë është që Komisioni ta verifikojë dyshimin tonë dhe kjo pastaj të kalojë në instancat e drejtësisë. Duke qenë këtu, si subjekte që në mënyrë të veçantë angazhohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, edhe njëherë theksojmë se diskursi europian dhe leksiku i mbushur me fraza patriotike për “ta shpëtuar shtetin dhe kombin” është i pamjaftueshëm për ta mbuluar korrupsionin e BDI-së, që është bërë identiteti i saj parësor dhe themelor. Për këtë arsye sot jemi këtu që të rikujtojmë se vlerë europiane është pikërisht lufta kundër korrupsionit, ndërsa patriotizëm është t’i luftosh të gjithë ata që flamurin e BE-së e përdorin që t’i mbulojnë eurot e përfituara nga korrupsioni politik”, thonë partitë opozitare shqiptare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit