Ajo që këtë bimë e bën të shkëlqyeshme për kurën e fytyrës nuk është vetëm uji që e mban në fletë, por edhe përbërës të shumtë aktiv të gjetur në të
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Janë ndarë rreth 75 përbërës, madje ato janë vitamina të ndryshme për lëkurë, minerale, sheqerna, enzima dhe thartira.
Aloe verën e adhurojnë femrat, sepse me ndihmën e saj lëkura bëhet e lëmuar dhe e përshtatshme. Xheli i aloe verës stabilizuar është mjet natyral i cili ndihmon në eliminimin e rrudhave, por edhe në shërimin e lëkurës.
Përmirëson dukshëm elasticitetin e lëkurës dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrudhat. Pos që aloe vera natyrale është preparat anti-rrudhë, ajo ndihmon edhe në zvogëlimin dhe preventivën e rrudhave, është e shkëlqyeshme edhe për qetësimin e lëkurës së ndjeshme nën sy.
Efektet e jashtëzakonshme të aloe verës si facelifting natyral.
Aloe vera nuk ka vlera vetëm terapeutike, por është e efektshme edhe kundër plakjes dhe zvogëlon rrudhat, i jep lëkurës lagështi dhe ka efekt të volitshëm në krijimin e kolagjenit dhe elastinës.
Ajo gjithashtu zvogëlon krijimin e pigmenteve. Xheli i stabilizuar, për shkak të cilësive të tij, ofron mbrojtje të mirë nga dielli, sepse bllokon rrezet ultraviolete dhe aktivizon procesin e përtëritjes së lëkurës.
Pasi që është i pasur me vitaminat C dhe E dhe beta-karoten, aloe vera ka cilësi të shkëlqyeshme anti-rrudhë. Cilësia e saj kundër përflakjeve dhe mikrobeve, si edhe aftësia e zbutjes së anomalive në lëkurë, ndihmon në rastin e shfaqjes së rrudhave.
Aloe vera kundër akneve
Hulumtimet tregojnë që aloe vera ka karakteristika të caktuara të cilat veprojnë efektshëm në luftën kundër akneve, – xheli i aloe verës është antioksidant, vepron kundër baktereve dhe kundër përflakjeve.
Mund të aplikohet në lezione në fytyrë të cilat janë pasojë e akneve, por edhe në pjesë të tjera të trupit dhe mund të përdoret në mënyrë të pavarur apo në kombinim me produktet e tjera natyrale.
Zvogëlon poret dhe ndihmon që të mos ndodhin grumbullimi i sebumit, i ndotjeve dhe i mikrobeve. Aloe vera për fytyrë dhe akne, me përdorimin e rregullit, nxit prodhimin e kolagjenit dhe mbron elasticitetin e lëkurës. Ndihmon edhe te problemet e njollave pigmentoze pas puçrrave.
Produkt natyral pas rrojës
Me cilësitë e veta kundër përflakjeve, Aloe vera është e shkëlqyeshme edhe për lëkurën pas rrojës, sepse zbut irritimet.
Aloe, gjithashtu vret bakteret të cilat mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës andaj përdoret pas depilimit për qetësimin e lëkurës së ndjeshme, ia kthen lëkurës lagështinë dhe e rigjeneron. /Telegrafi/