LAJMI I FUNDIT:

Almeda dhe “Çënari” drejt Shqipërisë? (Foto)

Almeda dhe “Çënari” drejt Shqipërisë? (Foto)

Çifti Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë shumë të përfolur në medie që nga koha kur e bën publike lidhjen e tyre.

Modelja shqiptare është martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman i cili ende nuk ka vizituar Shqipërinë edhe pse tash e sa muaj janë martuar, shkruan lajmi.net.

Por, një foto e Almedës e publikuar sot ka ngjallur dyshimet nëse ata po marrin rrugën për në Shqipëri.


Në Insta-Story, Almeda ka postuar një imazh në të cilin ka fokusuar pasaportën shqiptare dhe biletën e aeroplanit nën të.

Në një intervistë dhënë para pak kohe për një medium shqiptar, Almeda dhe Çënari kishin deklaruar se shumë shpejt do të vijnë në Shqipëri, e ndoshta ajo ditë është sot.